Sporti

Samu Castillejo largohet nga Milani, transferohet në La Liga

07/12/2022 09:58
nga:L J

Samu Castillejo largohet nga Milani pas katër sezonesh.

Lojtari spanjoll u largua mëngjesin e sotëm nga Milani për në Valencia, ku do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e re të drejtuar nga Gattuso.

Marrëveshja mes Milanit dhe klubit spanjoll mund t’i sjellë kuqezinjve disa bonuse të lidhura me performancën e lojtarit.

Castillejo largohet nga Milanello si Kampion i Italisë.

/GazetaBlic Sport