Geek

Samsung dhe Discovery kanë publikuar një dokumentar të shkurtër rreth tigrave të xhiruar me Galaxy S21 Ultra

12/09/2021 19:50
nga:G C

Samsung është bashkuar me Discovery dhe së bashku kanë bërë një dokumentar të shkurtër për tigrat.

Bëhet fjalë për një dokumentar të quajtur “Sy me sy me një tigër”, i cili është xhiruar me telefonin inteligjent Galaxy S21 Ultra.

Dokumentari ndjek fotografin Yashas Narayaga gjatë vizitës së tij në Parkun Kombëtar Ranthambore për të kapur një kafshë të bukur, por edhe të rrezikuar, tigrin.

Projekti ka një qëllim të mirë, që është të rrisë ndërgjegjësimin për shpyllëzimin, gjuetinë pa leje dhe mbigjuetinë ndaj tigrave dhe kjo është arsyeja pse popullsia e tyre është në rënie.