Kur mbërriti në Spanjë për të trajneruar Sevilla, në sezonin 2016/17, Jorge Sampaoli ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të siguruar shërbimet e Samir Nasri, një ish mesfushor francez i cili përfundoi duke iu bashkuar klubit në huazim nga Manchester City.
“Sampaoli ishte aq i etur për të më transferuar. Eja në ekipin tonë. Mund të pish, të bësh klub, të bësh çfarë të duash. Unë ju mbroj nga klubi. E vetmja gjë që kërkoj është që të luani mirë në fundjavë ‘”, deklaroi ish reperzentuesi francez në një intervistë për Le Journal du Dimanche, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse do të doja të udhëtoja për të parë familjen në një fundjavë kur nuk kishte lojëra, Sampaoli do të më thoshte se mund të kujdesej për qenin tim.”
Nasri, 34 vjeç, i cili të dielën e kaluar i dha fund karrierës së tij në futboll, luajti 30 ndeshje, shënoi tre gola dhe tre asistime për Sevilla -n.
/GazetaBlic Sport/


