Sporti

Sampdoria – Milan, formacionet e mundshme

09/10/2022 12:22
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen me tre ndeshje fantastike sot.

Në fushë zbresin, Napoli, Inter dhe Milan, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani i Piolit kërkon vazhdimësinë në Serie A. “Rossonerët” kanë një transfertë jo të lehtë, atje ku do të ndeshen me Sampdorian. Ky takim luhet në ora 20:45.

Lajmi i keq është se Origi nuk ka udhëtuar me skuadrën, kjo për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Ai shihej si titullar në këtë takim, por tashmë do të jetë mungesë e madhe.

Ja formacionet e mundshme:

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Colley, Amione, Augello; Vieira; Sabiri, Villar, Rincon, Djuricic; Caputo

AC Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Bennacer, Pobega; Saelemaekers, De Ketelaere, Leao; Giroud

/GazetaBlic Sport/