Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një deklarate për shtyp ka përshëndetur samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, duke e konsideruar si “varrosje të projektit të Ballkanit të Hapur”.
“PD mbështet dhe përshëndet samitin e sotëm të liderëve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë si një ngjarje ndër më të rëndësishmet pas samitit të Selanikut 20 vite më parë. PD si lokomotivë e proceseve integruese euro-atlantike garanton pjesëmarrësit e këtij samiti se ajo mbetet e vendosur, e përkushtuar me programin e saj të bëjë gjithçka për të avancuar procesin e rëndësishëm të integrimit në BE”.
Berisha theksoi se “prania e liderëve të BE-së sot është një garanci më shumë sot për shqiptarët dhe popullit opozitar se asnjëlloj fasade e Ramës nuk do të mund ti pengojë ata të shohin muret që Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin”.
“PD shpreh vlerësimin më të madh për samitin e sotëm sepse sot këta burra të shquar të BE-së varrosin pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit projektin e Ballkanit të Hapur të Edi Ramës, projekt ky de facto ruso-serb, i cili synonte me një mënyrë apo një tjetër rikthimin e Serbisë së Madhe rikthimin e rajonit në zonë influence të Rusisë”.
Michel për tensionet Kosovë – Serbi: Nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim


