Lajme

Samiti i G7, Blinken mbërrin në Londër, pikat kryesore të bisedimeve

05/03/2021 08:20
nga:Gazeta Blic

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërriti të Londër për të marrë pjesë për herë të parë në Samitin e G7 të ministrave të Jashtëm.

Cëshjet kryesore të bisedimeve do të jenë raportet me Kinën, Rusia dhe zhvillimet në Iran dhe Afganistan.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili mirepret këtë samit shprehet se nevoja për bashkëpunim global nuk ka qënë asnjëherë me e domosdoshme se sot.

“Unë mendoj se ne jemi të shqetësuar për kërcënimin në momentin kur Rusia shfaqet në kufi me Ukrainën. Gjithashtu, përdorimi më i gjerë, dua të them, sulmi me Novichok ndaj Alexei Navalny është një sulm me armë kimike. Unë mendoj se këto duhet të jenë arsye për shqetësim, është një çështje e armëve kimike, jo vetëm një çështje e të drejtave të njeriut. Unë mendoj se përdorimi kibernetik, veçanërisht nga Rusia, por edhe nga Kina, Irani dhe vendet e tjera, është një pikë të cilën po shohim se bashku me aleatët tanë”, u shpreh Dominic Raab.

Takimi në Londër ku janë marrë masat e sigurise anti-covid do të përgatisë terrenin për një samit të G7 në Anglinë jugperëndimore muajin e ardhshëm, i cili do të shënojë vizitën inauguruese të Joe Biden në Evropë si president i SHBA./EuronewsAlbania