Lajme

Samiti i Berlinit në Tiranë / Analisti politik: Sulmi terrorist në Banjskë e ka zhvendosur vëmendjen nga temat për zhvillim ekonomik në shtensionim të situatës

10/16/2023 14:41
nga:N K

Samiti i Berlini i organizuar këtë vit në Tiranë, po mbahet sot, rreth kësaj teme për Gazeta Blic ka folur analisti politik, Fidan Ukaj.

Ai ka thënë se ky takim po mbahet në një kohë kur nuk kemi një epilog të hetimeve nga BE-ja dhe SHBA-të, rreth sulmit terrorist në Banjskë, si dhe thekson se akoma nuk ka sanksione të vendosura ndaj Serbisë.

Ai tutje potencon se ky sulm e ka tërhequr vëmendjen nga diskutimi i temave për projektet ekonomike, e temave të tjera që do ju ndihmonin vendeve të ballkanit perendimor.

“Edhe pse takimi ka qenë i paracaktuar të mbahet në Tiranë, Samiti i procesit të Berlinit, rasti i sulmit terrorist në Banjskë të veriut të Kosovës e ka zhvendos vëmendjen nga diskutimet rreth projekteve ekonomike që do t’i ndimonin vendet e ballkanit perendimor për antarsim në BE, në perqendrimin e BE-së në shtensionim të situates e deri tek vendosja e masave që tashmë Kosova i ka pa të drejtë, sepse tashmë u deshmu qartë se problemi i integrimit në ballkan është Serbia e cila nuk është e interesuar për integrim por për aneksim të teritoreve”, tha Ukaj.

Ukaj ka thënë se nga ky takim, pritet të bëhet nënshkrimi i njohjes së kualifikimeve profesionale, ndërmjet vendeve të ballkanit perendimor.

“Nga ky takim eshte paralajmruar nenshkrimi i njohjes se kualifikimeve profesionale ndërmjet vendeve të ballkanit perndimor e po ashtu diskutime e propozime nga aspekti ekonomik”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ritheksoi se temë diskutimi mund të jetë edhe sulmi në Banjskë edhe pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se nuk do të flitet për këtë pjesë.

“Por pashmagshme temë diskutimi mund të jetë edhe tema e sulmit terrorist edhe pse kryeministri Rama ka paralajmruar se nuk do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Fidan Ukaj për Gazeta Blic.

Hoxhaj: Qeveria po e humb mundësinë t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit, zgjedhjet të pashmangshme