Lajme

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Analisti politik: Mundësi e madhe për Kosovën

10/11/2023 10:05
nga:Mergim Rreci

Analisti politik, Fidan Ukaj, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Ai ka thënë se ky takim është një mundësi e madhe për Kosovën.

“Takimi në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit ku pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryrministri Kurti, është një mundësi e madhe për Kosovën me i prezantu projektet e rëndësishme per Kosovën, e po ashtu takimi me lider pjesëmarrës në samit”, ka thënë analisti Ukaj.

Ai gjithashtu tha se mbetet të shihet se a do të jetë pjesëmarrës edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Përkunder zhvillimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrja e kësaj të fundit në samit ka qenë e konfirmuar më herët dhe mbetet të shihet se a do te marrë pjesë presidenti Vuçiq apo do të dergojë dikë tjetër”, ka thënë ai.

“Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti e po ashtu takimi me Ramën mbetet në suazat e samitit të Berlinit që si mikpritës ka Tiranën dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë tutje Ukaj.

Ukaj po ashtu potencoi se e ky samit është një kontribut i madh i Gjermanisë, në funksion të realizmit të projekteve për shtetet e ballkanit perendimor të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE.

Raci: Nuk ka vend për dialog përderisa Serbia nuk e merr dënimin e merituar nga Bashkimi Evropian