Sot në Tiranë, do të mbahet Samiti i Berlinit.
Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Është paralajmëruar edhe një takim mes tij dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.
Ndërkaq të dielën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi se në këtë samit nuk do të diskutohet rreth agresionit të Serbisë mbi Kosovë, të kryer më 24 shtator.
Ai tha se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, dhe se nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së.