Lajme

Samiti BE-Ukrainë pritet të mbahet më 3 shkurt

12/22/2022 17:18
nga:Genita C

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të mbajnë një samit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fillim të vitit të ardhshëm, sipas një zëdhënësi të BE-së.

Samiti do të mbahet më 3 shkurt, por vendndodhja e tij ende nuk është caktuar, shkruan Euronews.

Mediat e huaja, raportojnë se tema e samitit BE-Ukrainë ndoshta do të jetë se si blloku mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër Rusisë.

Komisioni dhe këshilli i liderëve të BE-së do të vlerësojnë gjithashtu rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE.