Sporti

Samir Shaptahovic flet para super finales mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ka një mesazh për të gjithë adhuruesit e basketbollit

05/22/2024 19:21
nga:Mergim Rreci

Samir Shaptahovic është padyshim njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka luajtur në basketbollin e Kosovës.

Fundori Saptahovic, për më shumë se 12 vite karrierë në Kosovë, ka luajtur në disa skuadra të ndryshme si në Sigal Prishtinë, Pejë, Bashkim dhe Mabetex.

“Snajperisti” Spatahovic, ka fituar 4 kampionate dhe 3 kupa për kohën sa ka luajtur në Kosovë, duke qenë i jashtëzakonshëm në çdo aspekt.

Në një intervistë ekskluzive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po jeton tani, është pronocuar për GazetaBlic në lidhje me ndeshjen e fundit finale që zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Sipas tij, Trepça është pak më favorite për faktin se luan në Mitrovicë para një tifozerie të flaktë si ‘Torcida’. Megjithatë, ai vlerëson dhe paraqitjet fantastike të Golden Eagle Yllit, sidomos të playamaker-it Verge Junior.

Ja intervista e tij e plotë: