Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të sezonit tek Trepça ’89, Samir Sahiti po e tregon besnikërinë e tij ndaj klubit.
Pavarësisht largimit nga elita e futbollit kosovar, mbrojtësi nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra mitrovicase dhe tashmë ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion tjetër.
Sahiti e ka konfirmuar këtë gjë për ‘GazetaBlic Sport’, kurse pritet që së shpejti të bëhet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mes palëve
Ai ka shprehur gatishmërinë kënaqësinë e tij dhe se dëshiron që shpejtë ta rikthejë skuadrën në Superligë.



