Showtime

Samir Gërvalla menaxheri lideri estradës

04/29/2021 12:14
nga:K G

Samir Gervalla është personazh mediatik, biznesmen dhe aktor i herëpashershëm kosovaro-gjerman.

Samir Gervalla është figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës në Kosovë, i cili menaxhon dhe ka lidhje të ngushta me artistët dhe muzikantët kosovarë si Era Istrefi, Ledri Vula, Lumi B, Noizy, dhe me futbollistin profesionist shqiptaro-zviceran Granit Xhaka, ndër të tjerë.

Gervalla ka aktruar në filmin shqiptar Zori së bashku me aktorët Çun Lajçi, Lulzim Berisha dhe Sunaj Raça.

Ai është pronari i diskotekës Enjoy në Shtutgart, ku kanë performuar shumë artistë të njohur shqiptarë si Noizy, Dhurata Dora, Tayna, Capital T dhe Ledri Vula.

Gervalla është entuziast i automobilëve sportivë dhe posedon një koleksion të madh të tyre, si Lamborghini Aventador dhe Ferrari, të cilët shpesh shfaqen në spotet muzikore të artistëve kosovarë.