Sporti

Sami Sermaxhaj i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij: Kemi humbur dy pikë të dhimbshme

3 vite më parë
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Feronikeli dhe Drenica kanë barazuar në derbin drenicak, shkruan GazetaBlic.

Ishte një gol i shënuar nga Simonovski në minutën e parë që i dha avantazhin “Industrialistëve”.

Drenica arriti të barazoi shifrat në fund të ndeshjes me golin e shënuar nga Kreshnik Uka.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj tha se nuk ishte i kënaqur me lojën që bëri skuadra e tij.

“Ishte gol fantastik nga Uka, por sa i përket lojës ne u përballem me një kundërshtar që luajti shumë mirë. Ata shënuan shumë herët në pjesën e parë, kurse ne në pjesën e dytë bëmë përpjekje maksimale. Mendoj që loja jonë la shumë për të deshiruar në këtë takim. Nganjëherë nuk rrjedhin gjërat ashtu siç i planifikon. Une kam ardhur me misionin që ta mbaj Drenicën në Superligë, këto dy pikë që kemi lënë sot jam shumë të dhimbshme” tha Sermaxhaj për ArtSport.

/GazetaBlic/