Sporti

Sami Sermaxhaj: Ballkani ka kaluar nivelin e Superligës, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të Malishevës

09/28/2022 15:10
nga:L J

Malisheva pësoi humbje sot nga skuadra e Ballkanit në shtëpi me rezultatin 2-3.

Trajneri Sami Sermaxhaj potencoi se skuadra e tij u angazhua, por Ballkani tashmë ka cilësi të mëdha që ka kaluar nivelin e Superligës, përcjell GazetaBlic Sport,

“Sot mendoj se cilësia e bëri të vetën, në lojën tjetër do të vijmë tek ideja se si te ndërtojmë lojën dhe të marrim rezultatin pozitiv. Me angazhimin e lojtarëve jam i kënaqur, pasi kemi përballë një ekip që ka tejkaluar nivelin e Superligës”, tha Sami Sermaxhaj për Sport1.

Kujtojmë se fillimisht shënoi skuadra e Malishevës me anë të Agon Xhakës, por rezultati u përmbys me golat e Ermal Krasniqit (2) dhe Meriton Korenicës. Krejt në fund Malisheva shënoi golin e dytë me anë të Behar Maliqit, por koha nuk i mjaftoi të marrin të paktën një barazim.

/GazetaBlic Sport