Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar veteranit të UCK-së, Dardan Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Lushtaku i ka kërkuar Krasniqit që të mos merret me Familjen e tij.
”Boll jam sulmuar nga Serbia, edhe nga disa gazetarë, tash po sulmohemi edhe nga Ju”, tha ai.
Lushtaku e ka pyetur Krasniqin se çfarë veture saktësisht vozit djali i tij- Mërgimi, raporton Gazeta Blic.
Pastaj është përgjigjur Krasniqi, i cili tha se nuk e di saktësisht se çfarë veture vozitë.
Lushtaku ka insistuar tek Krasniqi të tregoj se çfarë veture vozitë Mërgimi.
”Unë po kërkojë që kur thoni që djali i Sami Lushtakut, Mërgimi vozitë këtë veturë, atëherë duhet ta thuani saktë”, tha Lushtaku.
”Këto janë shpifje të ulëta. Jo Ti, po disa kolegë tuaj kanë bërë shpifje vazhdimisht dhe më nuk fo të toleroj”, tha ai.