Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguer për vdekjen e Xhavit Ferizit, ish truprojë e ish presidentit Thaçi dhe ish pjesëtar i UÇK’së.
Ai ka thënë se është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e tij dhe ka shtuar e Raketa ishte një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK’së, bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Thaçi dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.
Lushtaku ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.
“I dhembshëm lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, mikut e bashkëqytetarit tonë, Xhavit Ferizi – Raketa. Raketa ishte prej luftëtarëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i hershëm i Presidentit Hashim Thaçi, njeri me virtyte të larta njerëzore për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime familjes Ferizi, miqve dhe dashamirëve! Lavdi jetës dhe veprës së tij.”
Postimi i plotë: