Sami Lushtaku, kryetari i PDK’së në Skenderaj i cili nuk pati të drejtë kandidimi në zgjedhjet e sotme komunale – ka reaguar pas rezultateve të fundit.
Deri tani janë numëruar 25% në Skenderaj, e Fadil Nura i PDK’së ka mbi 59% – dhe po triumfon bindshëm ndaj Bekim Jasharit, përcjell GazetaBlic Sport.
Lushtaku ka uruar e falënderuar Skenderajin për votat e tyre, teksa ka shtuar se këtë fitore ia dedikojnë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Ja postimi i tij:


