Të hënën me 19 Korrik do të prezentohet edhe zyrtarisht kandidatura e Sami Lushtakut për Skenderajn.
Këtë e ka konfirmuar dega e PDK-së në këtë komunë, përcjell GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, PDK në Skenderaj ka ftuar të gjithë anëtarët që të jenë prezentë.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj
NJOFTIM
Njoftohen anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së se të hënën më 19 korrik 2021 në ora 19:00 në Restorantin Atlantic në Skenderaj, mbahet ceremonia e prezantimi të kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku.
Ftohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së të marrin pjesë në këtë ceromoni.
#PDKSkenderaj
/GazetaBlic/