Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe ish gjenerali i luftës së UÇK-së Sami Lushtaku për nder të 28 Nëntorit, kanë vizituar babain e ish presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.
Njoftimin e ka bërë vetë Deliu, ku ka bashkangjitur edhe një fotografi nga vizita.
Njoftimi I plotë:
Për nder të Festës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-se dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, vizituam familjen e presidentit Hashim Thaçi.
Me zemrën plotë dhe me ngrohtësinë e një burri të madh na priti babai i presidentit, baca Haxhi.
I fortë dhe shumë krenar për të birin dhe bashëluftëtarët që e udhëhoqen Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë, baca Haxhi është i bindur në kthimin e tyre triumfues, ashtu siç ishte e pastër dhe e drejtë, lufta për çlirim.


