Lajme

Sami Kurteshi kërkon që në mbledhjen e KQZ-së të diskutohet për sulmin që thotë se u akuzua

08/26/2021 14:04
nga:N M

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar që në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të diskutohet për sulmin ndaj një punonjësi të këtij institucion, për të cilin veprim thotë se po akuzohet.

Më pas Burim Ahmetaj, shef i Sekretariatit të KQZ-së, tha se mbi 4 mijë qytetarë kanë kërkuar që të ndërrohet qendra e votimit, ndërsa data 7 shtatori është afati kohor i fundit për të ndërruar qendrën e votimit.

“Data 20 korrik deri më 7 shtator është afati kohor për përmbylljen e afatit për ndërrimin e qendrave të votimit. Ndërsa mbi 4mijë qytetarë kanë ndërruar qendrën e votimit”.“E poashtu edhe qendrat e vaksinimit ku janë të parapara që të jenë për votim po shikohet akoma”, tha Ahmetaj.

Florian Dushi, nga LDK-ja, e ka pyetur Ahmetaj lidhur me kërkesat dërguar në PZAP, duke kërkuar që të shihen disa nga përgjigjet e Apelit. EO.

Shtyhet fillimi i vitit shkollor deri me 13 shtator?- Deklarohet Rrahman Jasharaj