Thashethemet që lidhin Michael Olise me një transferim te Real Madrid po fitojnë vrull.
Ndërsa Bayern Munich mban një qëndrim të vendosur për të mbajtur sulmuesin e tyre, ish-lojtari i Real Madridit, Sami Khedira, i ka shtuar “zjarr” spekulimeve.
Duke folur për Sport BILD, Khedira tha: “Michael Olise është perfekt për Real Madridin. Nëse Reali nuk e konsideron seriozisht atë, kjo do të ishte shumë e çuditshme.”
“Reali nuk dëshiron të shpenzojë shumë për yje të vjetër. Ata preferojnë të investojnë në zhvillimin e lojtarëve që kanë të paktën gjashtë deri në tetë vjet. Në moshën 24 vjeç, Olise i plotëson këto kritere. Ai ofron një zgjidhje të plotë dhe është i shkëlqyer për vizionin e klubit”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


