Lajme

Sami Boroci, 52-shi i LDK-së, politikën e sheh nga terreni, jo nga distanca!

06/06/2026 19:19
nga:L J

Në një fushatë ku qytetarët shpesh dëgjojnë premtime të mëdha e fraza boshe, Sami Boroci, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 52, po del me një qasje më të thjeshtë: politikë më afër qytetarit, problemeve reale dhe zgjidhjeve konkrete.

Boroci në garë vjen me katër mandate në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me angazhim të gjatë në sport, me përvojë në sektorin bankar dhe ICTsë. Ky kombinim e bën profilin e tij praktik dhe më të lidhur me jetën e përditshme të qytetarëve.

Si asambleist për katër mandate, Sami Boroci ka qenë i lidhur me lagjet e Prishtinës dhe me kërkesat që qytetarët i kanë ngritur për vite me radhë: rrugë më të mira, ndriçim, shkolla, hapësira publike, sport dhe shërbime më dinjitoze. Mesazhi i tij është se politika nuk nis në studio televizive, por në terren, aty ku qytetari përballet çdo ditë me problemet konkrete.

Një pjesë e veçantë e profilit të tij lidhet me sportin. Boroci është drejtor sportiv në FC Malisheva, klub që ka siguruar pjesëmarrje në garat evropiane dhe ka përfunduar edicionin si nënkampion i Kosovës, ndërsa më herët ka qenë pjesë e FC Prishtina e Re, ku ka kontribuar në ngritjen e klubit deri në Superligë.

Boroci thekson vazhdimisht se Kosova ka talent, por i mungojnë kushtet. Prandaj, sipas tij, nuk duhen premtime për stadiume gjigante, por fusha funksionale, shkolla futbolli, mbështetje për klube lokale dhe infrastrukturë sportive që nis nga fëmijët e deri te ekipet e Superligës.

“Sportistët tanë nuk po kërkojnë luks. Po kërkojnë kushte bazike për punë”, shprehet Boroci.

Përvoja në sektorin bankar dhe teknologji ia shton Borocit edhe një dimension tjetër. Me rreth 10 vite punë në bankë dhe më pas angazhim në Solaborate, ai e lidh ekonominë, teknologjinë dhe shërbimet publike me nevojat konkrete të qytetarit.

Sipas Borocit, qytetari nuk duhet të endet pas shërbimeve, por shërbimet duhet t’i afrohen qytetarit. Teknologjia, sipas tij, ka kuptim vetëm kur e bën jetën më të lehtë për pacientin, familjen dhe komunitetin.

Fushata Sami Borocit dhe takimet ne secilin qytetet, po ndërtohen mbi tri shtylla kryesore: përvojë në terren, rezultate në menaxhim dhe zgjidhje praktike.

Pa gjuhë të rëndë politike dhe pa premtime të mëdha, ai po kërkon besimin e qytetarëve me një mesazh të qartë: më pak fjalë, më shumë punë.

Më 7 qershor, Sami Boroci garon në listën e LDK-së me numrin 52.