Presioni po rritet mbi trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta pas tri humbjeve në edicionin e ri të Premier League.
Trajnerin e Arsenalit po e kritikojnë fansat dhe analistë të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish lojtari i Chelseas, Tony Cascarino ka thënë se edhe Sam Allardyce do kishte bërë më mirë në Arsenal se Arteta.
“Nëse shikoni se çfarë i bëri West Brom – e di që ata ranë, por ai sigurisht i bëri ata shumë më mirë në mbrojtje”, tha Cascarino për talkSPORT.
“Ai do ta bënte Arsenalin më të mirë.
“Unë e di që disa tifozë të Arsenalit nuk e marrin për bazë këtë, ata duan që ekipet e tyre të kenë aftësi, por unë mendoj se Sam padyshim që do të bënte një punë më të mirë sesa Arteta po bën në këtë moment”, ka përfunduar ish lojtari i Premier Ligës që kishte luajtur me skuadrat e Chelseas dhe Aston Villas.
/GazetaBlic Sport/


