Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu thotë se do ketë vetting edhe në sistemin e policisë, raporton GazetaBlic.
Sallahu thotë se tashmë është formuar një grup në Ministrinë e Brendshme për të bërë një vetting brenda policisë.
“Po, besoj që tashmë edhe Ministria e Punëve të Brendshme do ta ketë shumë më lehtë sepse tashmë e ka një udhërrëfyes se si do të bëhet vettingu. Një grup punes është formuar edhe në MPB për të bërë një vetting brenda policisë që e kanë shumë më lehtë, sepse nuk kërkohen ndryshime kushtetuese dhe do të realizohet premtimi që kemi bërë në fushatë”, tha Sallahu në Kanal10.
Ndryshe, ai thotë me bindje të plotë se të gjitha premtimet që i kanë bërë në fushatë do të realizohen brenda këtij mandati qeverisës.
“Të gjitha premtimet që i kemi bërë gjatë fushtës do të realizohen gjatë mandatit, veçanarisht ato të cilat janë më shumë të rëndësishme”, tha Sallahu.


