Lajme

Sallahu: Dëshpëruese dhe shqetësuese moskalimi i marrëveshjes ndërkombëtare për burgjet me Danimarkën

05/16/2024 13:27
nga:G B

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se është tejet dëshpëruese moskalimi i marrëveshjes ndërkombëtare në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues të Gjilanit.

“Me votimin kundër të kësaj marrëveshje nga deputetë të caktuar të opozitës janë dëmtuar marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës”.

“Gjithashtu, me votimin kundër kësaj marrëveshje serish nga disa deputetë të opozitës, Republikës së Kosovës ia kanë humbur 210 milionë euro. Turp!”, ka thënë Sallahu.