Lajme

Salihu: Sportit i duhet mbështetje dhe përkrahje jo shpërblime në rast suksesi

12/26/2025 19:54
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 77, Lumbardh Salihu, përmes një video të ndarë në rrjetin social Facebook tha se sportistët e dinë kush i ka harru.

Salihu tha se atyre iu duhet mbështetje, përkrahje, kushte dhe jo shpërblime në rast suksesi.

“Sportit i duhet mbështetje, përkrahje, kushte dhe jo shpërblime në rast suksesi. Të dashur sportistë llogaritni që vota juaj është pasim i topit, jemi në minutat e fundit, pasoni aty ku vërtet fitohet. Suksesin e arrijmë bashkë dhe gëzojmë bashkë. Të fala nga 77-shi” tha kandidati i LDK-së për deputet me numër 77, Lumbardh Salihu raporton “Gazeta Blic”.

Video e plotë: