Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kandidati për deputet Lumbardh Salihu, thotë se ndihet i nderuar për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Salihu thotë se do të përqëndrohet në çështjet e rinisë dhe sportit duke synuar krijimin e kushteve më të mira për të rinjët që ti realizojnë ëndrrat e tyre këtu në Kosovë.
Postimi i plotë:
Jam jashtëzakonisht i nderuar nga propozimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), z. Lumir Abdixhiku, për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Të jem pjesë e një liste me individë të shquar që kanë dhënë kontribut të madh për Kosovën është një privilegj i veçantë për mua.
E shoh këtë mundësi si një përgjegjësi të madhe dhe jam plotësisht i përkushtuar për të dhënë kontributin tim maksimal, duke synuar mbështetjen e qytetarëve tanë, që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje. Programi ynë, “Rruga e Re”, ofron një vizion të qartë për zhvillimin dhe një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.
Si deputet i ardhshëm, do të përqendrohem kryesisht në çështjet e rinisë dhe sportit, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë tanë që të realizojnë ëndrrat e tyre këtu, në Kosovë. Besoj fuqimisht se investimi në rini dhe sport është themeli i një shoqërie të shëndetshme, të drejtë dhe të suksesshme.
Na priftë e mbara!
I juaji,Lumbardhi
#behundryshimi #Lumir2025 #LDK