Lajme

Salihu për vendimin e Bidenit: Mesazh edhe për politikanët kosovarë, ka pasur të atillë që kundërshtonin planet e SHBA-së

06/09/2021 15:54
nga:M K

Një deklaratë e djeshme e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka marrë vëmendjen e mediave të rajonit dhe jo vetëm.

Kjo pasi, deklarata kishte të bënte kryekëput me rajonin, respektivisht tentimin e politikanëve për ta destabilizuar atë, përcjell GazetaBlic.

Ai ka vendosur që ata politikanë që nuk i respektojnë disa marrëveshje specifike, të shpallen non-grata. Aty nuk përfshihet edhe Pakoja e Ahtisarit, që ishte katalizatorja e Pavarësisë së Kosovës.

“Unë Joe Biden përmes këtij urdhëri zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare tëStabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke gjetur se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Perëndimin Ballkani, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, u tha në komunikatën e Administratës Amerikane.

LEXO EDHE:

Shtëpia e Bardhë në aksion: Do t’i fusim në listë të zezë të gjithë zyrtarët në Ballkan që nuk i respektojnë këto marrëveshje ndërkombëtare

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar edhe analistin dhe njohësin e çështjeve politike Fitim Salihu. Ky i fundit, mendon se komunikata në fjalë ndër të tjera ishte mesazh edhe për politikanët kosovarë, pasi siç e dijmë, nuk është që Kosova nuk ka pasur të tillë që kanë qenë kundër projekteve amerikane.

Ai beson se kjo do të ndikojë në mënyrë indirekte edhe në dialogun Kosovë – Sërbi.

“Është mësazh edhe për politikanët kosovarë. Jo vetëm për ta, por ndër të tjera edhe për ta. Nuk është që Kosova nuk ka pasur politikanë që kanë qenë kundër projekteve amerikane. Prandaj, s’është e befasishme që kjo i prek edhe politikanët kosovarë.

Kjo besoj se indirekt do të ndikojë edhe në dialog, sespe është kërcënim për ata politikanë deluzivë që mendojnë se mund t’i kontestojnë proceset e rajonit, të prira nga Uashingtoni.

Sa i përket dialogut, jam skeptik se do të kemi finale të negociatave, së paku në terma afatshkurte. Marrëveshja finale nënkupton njohjen nga Sërbia dhe unë nuk po shoh gjasa reale që Vuçiqi ta bëjë atë. Ai vetëm po e luan lojën që të nxjerr pafundësisht kompromise nga Kosova dhe në fund t’i bishtnojë përgjegjësisë së tij për ta njohur realitetin e Kosovës së pavarur”, tha ndër të tjera Salihu.

LEXO GJITHASHTU:

Urdhri i Joe Biden për ata që nuk respektojnë marrëveshjet ose cenojnë sigurinë, Çitaku tregon pse nuk është përfshirë marrëveshja e Marti Ahtisaarit

/GazetaBlic/