Lajme

Salihu: Nëse sot do të isha në diasporë, VV-ja do të më priste me lule, por tani që u ktheva po më quajnë shërbëtor të oligarkëve

12/24/2025 19:48
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, ka thënë se nëse do të ishte ende në diasporë, do të ishte pritur me lule më 28 dhjetor nga VV, por ai thotë se u kthye për të kontribuar në demokraci, raporton GazetaBlic.

Ai shprehet i befasuar që tani po e quajnë shërbëtor të oligarkëve.

“Nëse hala isha kon në diasporë, më datën 28, diaspora më kish prit me lule, por u ktheva për me kontribu në demokraci, e tash po më quajnë shërbëtor i oligarkëve”, thotë Salihu.