Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, me numër 77, ka thënë se viti 2025 ka filluar me energji të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se takimet me qytetarët kanë konfirmuar se fryma e ndryshimit është e pandalshme.
Salihu ka shtuar se mbështetja për LDK-në dhe kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku, po ndjehet kudo.
Postimi i tij i plotë:
Viti 2025 ka filluar me energji të jashtëzakonshme! Takimet e para me bashkëqytetarët në Viti dhe Stubëll, më pas në Malishevë e Shtime, dhe përmbyllja me Smirë e Pozharan vetëm sa kanë konfirmuar një gjë: fryma e ndryshimit është e pandalshme. Mbështetja për LDK-në dhe për kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhikun, ndjehet kudo, me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. #Lumi77 #LDK #Lumir2025 #BëhuNdryshimi