Lajme

Salihu – Kurtit për dialogun: Presioni ndërkombëtar tashmë ka nisur, s’do ta kesh më prioritet të katërt

04/21/2021 21:32
nga:Gazeta Blic

Letra e dërguar nga presidenti amerikan, Joe Biden, ku i bënë të qartë Kosovës, që duhet të niset dialogu me Serbinë dhe ardhja e këtyre ditëve e kryediplomatit gjerman në Prishtinë, për njohësin e çështjeve politike, Fitim Salihu, janë sinjale të qarta ta fillimit të presionit ndërkombëtar për qeverinë Kurti, që këtë temë ta ketë prioritet, shkruan Gazeta Blic.

Në një përgjigje për Gazeta Blic, Salihu thotë se kryeministri Kurti do ta kuptojë se me qejf asnjë lider kosovar nuk do të shkonte as në të kaluarën në dialog, por sa kohë që është një temë më pak benifite dhe shumë jopopullore.

Por, siç thotë Salihu, në rrethanat që është Kosova, ajo ka pak hapësirë manovrimi dhe një lider kosovar vështirë t’i bind aleatët perëndimorë, që për Kosovën, dialogu është prioriteti i katër ose i katërdhjetë sepse ata këmbëngulin, vazhdimisht, që dialogu duhet të jetë prioritet numër një për secilën qeveri gjer në përmbylljen e tij.

“Duket sikur ka filluar presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së re në lidhje me dialogun. Kurti do ta kuptojë se me qejf asnjë lider kosovar nuk do të shkonte as në të kaluarën në dialog, por sa kohë që është një temë më pak benifite dhe shumë jopopullore. Por, në rrethanat që është Kosova, ajo ka pak hapësirë manovrimi dhe një lider kosovar vështirë t’i bind aleatët perëndimorë, që për Kosovën, dialogu është prioriteti i katër ose i katërdhjetë sepse ata këmbëngulin, vazhdimisht, që dialogu duhet të jetë prioritet numër një për secilën qeveri gjer në përmbylljen e tij”, ka thënë Salihu.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, vazhdimisht kishte deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është në prioritetet kryesore të tij.

Kurti thoshte se papunësia dhe menaxhimi me pandeminë COVID-19, do të jenë në fokus të qeverisë së tij, teksa thoshte se dialogu mund të pres.

Por, ditëve të fundit, duket se nisur presioni ndërkombëtar për liderët e Kosovës dhe Serbisë, që të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve.

Një gjë të tillë e ka bërë ditë më parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

@Gazeta Blic