Kadidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumbardh Salihu, përmes një postimi në rrjetin social facebook thotë se Gjakova e dëshmoi se është koha për ndryshim.
Salihu thotë se ndryshimin pozitiv e sjell vetëm një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku si kryeministër.
Tutje ai tregon se në Gjakovë u mirëpritën me një pritje të ngrohtë dhe energji të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
Edhe Gjakova dëshmoi se është koha për ndryshim, dhe ndryshimin pozitiv e sjell vetëm një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku si Kryeministër. Një energji e jashtëzakonshme dhe një pritje shumë e ngrohtë. Faleminderit nga zemra! #Lumir2025 #Lumbardhi77 #LDK


