Sporti

Salihamidzic: Koulibaly? Kemi Upamecanon

07/29/2021 17:37
nga:L J

Bayernit të Mynihut nuk i intereson mbrojtësi i Napolit, Kouibaly. E thotë troç drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic në një prononcim për Radio Kiss Kiss.

“Nuk ka pasur kontakte me Napolin. Ne kemi blerë Upamecanon, tani jemi të kompletuar në mbrojtje.”

Ish-lojtari i Juventusit gjithashtu foli për Lorenzo Insigne:

“Lorenzo është një lojtar që bën diferencën, por nuk e lejoj veten të hyj në çështje kontraktuale që nuk i njoh, mund të them që sot të gjitha klubet kanë probleme financiare. Por një si Lorenzo lëkund ekuilibrat”.

Më në fund, Salihamidzic foli për ndeshjen miqësore midis Bayern dhe Napoli, e cila është bërë një klasike e futbollit të verës:

“Do të jetë një ndeshje e mirë, lojtarët tanë që luajtën në Kampionatin Evropian u kthyen dhe janë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës. Spalletti? Unë mendoj se ai është trajneri i duhur për të çuar Napolin përsëri në Ligën e Kampionëve. Ai ka përvojë dhe dëshirë, do të bëjë mirë.”