Sporti

Saliba: Ishte natë perfekte, tani duhet të shkojmë bnë Bernabeu për të fituar sërish

04/09/2025 11:37
nga:Lorik J

Mbrojtësi qendror i Arsenalit, William Saliba, ka komentuar fitoren 3-0 të skuadrës në shtëpi ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kur ishim në autobus për në stadium, pamë shumë tifozë. Na dha besim duke ditur se tifozët janë pas nesh, veçanërisht në një ndeshje kaq të madhe të Ligës së Kampionëve. Ne luajtëm mirë falë tyre; ata na shtynë përpara dhe ia dolëm.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një ndeshje e madhe, atmosferë e mirë dhe një fitore e rëndësishme. Jemi krenarë që mundëm një ekip të fortë para tifozëve tanë. Ishte nata perfekte, por ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, të shkojmë në Santiago Bernabeu dhe të fitojmë përsëri.

“Kur nuk pranojmë gola, jemi shumë të lumtur. Jemi të kënaqur; e gjithë mbrojtja ka bërë shumë mirë sot”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport