Reprezentuesi francez William Saliba ka thënë se të gjithë në skuadrën e Arsenalit do të jenë tifozë të Tottenhamit kur rivalët kryesorë të Topçinjve të përballen me rivalët për titull, Manchester City, të martën mbrëma.
Skuadra e Arsenalit kryeson renditjen në Premier League në Angli me 86 pikë, ndërsa City është i dyti me 85, por edhe një ndeshje më pak.
“Unë mendoj se të gjithë në ekip do të mbështesin Tottenhamin të martën”, ka pranuar mbrojtësi Saliba, cituar nga agjencia DPA.
“Le të lutemi për ndeshjen e nesërme. Shpresoj që java të jetë e mirë për ne. Do të shohim. Kemi bërë një punë të mirë kundër Manchester United, por kemi ende punë për të bërë,” komentoi 23-vjeçari francez.
/GazetaBlic Sport