Lajme

Sali Berisha viziton në burg Ervin Salianjin, tregon gjendjen e tij dhe çfarë bisedoi

01/09/2025 15:18
nga:Sh R

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi në burgun e Fierit këtë të enjte ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji.

Pas takimit, Berisha foli për gazetarët duke u shprehur se Salianji po mbahet në burg pasi goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë.

“Deputeti i Kuvendit dergjet, vuan dënimin, vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, qytetarëve, detyrën e tij, obligimet e tij, duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës. Salianji bëri publik inxhizimin e një gazetari guximtar në të cilin faktohej se Agron Xhafaj, me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte dy vëllezër, një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe një vëlla nga morali, Olsi Ramën. Meqenëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë. Në vend të tij duhet të ishte Edi Rama”.

Më tej, ai tregoi sesi e gjeti Salianjin në burgun e Fierit dhe çfarë diskutoi me të. “Natyrisht që njeriu që kufizohet nga liria nuk mund të mos jetë një situatë e papranueshme, për ndryshe vendosmëria e tij në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës sonë dhe kjo betejë do të përfundojë vetëm kur Fatmir Xhafaj dhe klani Rama të marrin dënimin konkret”, u shpreh Berisha./A2CNN