Lajme

Sali Berisha: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

09/27/2022 11:02
nga:Y I

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sërish mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur prej javësh.

Në një postim në rrjete sociale Kryetari i PD-së ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital për çështjen Martinaj sipas të cilit para se të zhdukej i shkumërkuari ka qenë i strehuar te një vajzë që punon në bashki.

“Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijakProkuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksajPse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e funditApo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin” , shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt policia do japë përgjigje për fatin e Martinajt kurse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kreu i qeverisë e di se çfarë ka ndodhur me “mbretin” e lojërave të fatit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kanbë deklaruar disa ditë më parë se për zhdukjen e Martinajt policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa patur prova. Vazhdon procesi”, tha Çuçi në një komunikim shkurt për gazetarët.

Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga ish efektivi i policisë së forcave operacionale Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.

Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.

Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Martinaj njihet si personazhi që mpleksi fortë krimin me institucionet shtetërore, kryesisht policinë, duke mos bërë më dallimin se ku mbaron mafia dhe ku fillon shteti.