Lajme

Sali Berisha për arrestimin e “Ballistit”: Është arrestuar me urdhër të Beogradit

05/25/2022 11:02
nga:G C

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Ismail Morinës – “Ballistit” nga autoritet shqiptare.

Berisha ka kërkuar menjëherë lirimin e tij, teksa ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur me urdhër nga Beogradi.

“Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.
Kerkoj lirimin e tij urgjent.
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç”, thuhet në postimin e Berishës.

Tutje, në postimin e tij kryetari aktual i Partisë Demokratike ka shtuar se edhe në të kaluarën janë ngritur kurthe ndaj “Ballistit”.

“Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze”, përfundon Berisha.