Lajme

Sali Berisha para delegatëve: Kuvendi më i madh i ndonjë partie në 30 vite të pluralizmit shqiptar

12/11/2021 13:16
nga:M K

Ka marrë fjalën në Konventën e PD-së edhe kreu historik i saj, Sali Berisha.

Berisha, që u përcoll me ovacione deri tek skena prej nga edhe ku po paraqitet para delegatëve, ka thënë se kjo është konventa më e madhe në 30 vite të pluralizmit shqiptar, përcjell GazetaBlic.

“Të dashur delegate e delegatë, mirë se erdhët në Kuvendin më të madh, më të jashtëzakonshëm, më triumfues në 30 vite të pluralizmit shqiptar”, tha mes tjerash 77-vjeçari, duke ngritur në delirium delegatët e pranishëm dhe ata që kishin ardhur vetëm për ta mbështetur.

/GazetaBlic/