Juventus e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me skuadrën e Salernitanas, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet në “Arechi Stadium” me fillim nga ora 20:45.
‘Biankonerët’ nuk janë aspak në momentin më të mirë, sidomos pas largimit të 15 pikëve, duke u renditur momentalisht në vendin e 13-të me 23 pikë.
Formacionet e mundshme:
Salernitana (4-3-3): Ochoa; Sambia, Troost-Ekong, Bronn, Bradaric; L Coulibaly, Nicolussi Caviglia, Vilhena; Candreva, Piatek, Dia.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; De Scigli, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Di Maria.
/GazetaBlic Sport/


