Presidenti i Salernitanas, Danilo Iervolino pranon se transferimi i Edinson Cavanit mund të jetë vetëm një ëndërr dhe flet për drejtorin e ri sportiv Morgan De Sanctis.
Ish-portieri është emëruar drejtor i ri në Stadio Arechi, ku do të zëvendësojë Walter Sabatinin.
“Ai ka pasion të madh dhe e do projektin tonë. Ne duam një ekip të ri dhe cilësor”, tha Iervolino për Radio Punto Nuovo.
“Ne e dimë se na pret një sezon i vështirë. Ne kemi besim dhe ka entuziazëm.”
Granata ëndërron të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, por Iervolino pranon se transferimi i uruguaitit mund të mos realizohet.
“Ndoshta do të mbetet vetëm një ëndërr, por ai është një lojtar i madh. Ne do të fillojmë aktivitetin tonë të transferimeve javën e ardhshme. Ne do ta diskutojmë këto me drejtorin dhe stafin e tij, duke u përpjekur të gjejmë profilet e duhura dhe të investojmë në to. Ne jemi optimistë. Shpresojmë se mund të bëjmë një punë të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


