Mohamed Salah zbuloi se është i varur nga shahu, duke pranuar se ëndërron të luajë kundër Magnus Carlsen, kampion bote në kategorinë klasike që nga viti 2013.
“Unë luaj shah (online) çdo ditë, jam i varur. Unë nuk e përdor emrin tim, si emër përdoruesi vendos emrin tim të ndjekur nga disa numra. Njerëzit më pyesin nëse jam Mohamed Salah dhe unë them po, por ata nuk më besojnë. “Po gënjen”, më thonë. Kështu ai përfundoi duke u thënë atyre: ‘Mirë, po gënjej’”, duke folur për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë nuk jam aq i mirë sa Magnus Carlsen, por jam i mirë. Askush nuk ka shanse kundër tij, por shpresoj se një ditë mund të luajmë”, tha ai.
Megjithatë, sulmuesi i Liverpool- it nuk fokusohet vetëm te futbolli dhe shahu: “Unë luaj shumë mirë padel. Unë luaj tenis ndonjëherë, gjithashtu golf.