Sporti

Salah, Van Dijk, Alisson… Liverpool niset pa 9 titullarë, për transfertën në Eindhoven

01/28/2025 21:08
nga:Mergim Rreci

I pari në renditje dhe ende pa humbje pas 7 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, Liverpool tashmë është kualifikuar për në fazën e 16-të.

Pra, edhe nëse vendi i parë nuk është fituar ende, trajneri i Reds Arne Slot vendosi të lerë pushim disa nga titullarët e tij për udhëtimin kundër PSV Eindhoven të mërkurën në mbrëmje (21:00), për llogari të ditës së fundit të fazës së ligës. Dhe jo pak, por plot 9 lojtarë titullarë të Liverpoolit…

Kështu, as Mohamed Salah, as Virgil Van Dijk, as Ryan Gravenberch, as Trent Alexander-Arnold, as Alisson, as Ibrahima Konaté, as Alexis Mac Allister, as Dominik Szoboszlai, as Luis Diaz, nuk fluturuan për në Holandë këtë të martë. Të pa rikuperuar mjaftueshëm nga lëndimet e tyre përkatëse, Curtis Jones, Joe Gomez dhe Diogo Jota u përjashtuan gjithashtu nga udhëtimi.

Reds do të udhëtojnë drejt Bournemouth këtë të shtunë, për ditën e 24-të të Premier League. Një ndeshje që premton të jetë e rrezikshme, skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola mbetet në një seri prej njëmbëdhjetë ndeshjesh pa humbje në kampionat, duke u renditur në vendin e 7-të, me pikë të barabarta me Chelsean.

Ja dhe grupi i Liverpoolit, për tgransfertën ndaj PSV Eindhoven: Jaros, Kelleher, Davies – Tsimikas, Robertson, Mabaya, Nallo, Norris, Quansah, Bradley – Endo, Eliott, McConnell, Morrison, Morton, Nyoni – Nunez, Chiesa, Gakpo, Kone-Doherty, Danns.