Sporti

Salah thyen rekord: Lojtari më i shpejtë që kompleton hetrik në Champions League

10/13/2022 08:47
nga:E K

Mohamed Salah shënoi hat-trickun më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi Liverpool mposhti Rangers në Ibrox.

Salah hyri në lojë nga stoli për të shënuar tre gola në pjesën e dytë në vetëm gjashtë minuta e 12 sekonda, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp fitoi 7-1 në Glasgow, përcjell GazetaBlic Sport.

Liverpool pësoi një gol të hershëm të Scott Arfield, por arriti të barazojë pak më vonë, Roberto Firmino shënoi me kokë nga këndi.

Salah hyri në lojë në minutën e 68’të të takimit për të kompletuar hetrikun në minutatat 76′,80 dhe 82′.

Kjo e bën atë lojtarin me hetrikun më të shpejtë të kompletuar vetëm në 6 minuta.