Sporti

Salah shpallet futbollisti më i mirë i nëntorit nga PFA-ja

12/10/2024 14:42
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë.

Egjiptiani bëri paraqitje të mirë gjatë nëntorit ku kishte shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e muajit të kaluar.

Bashkë me të të nominuar kanë qenë edhe Matheus Cunha, Moises Caicedo, Joao Gomes, James Maddison, Joao Pedro.