Sporti

Salah nuk ndëgjon kërkesën e Liverpoolit – luajti me Egjiptin i lënduar

06/06/2022 17:32
nga:E K

Mohamed Salah refuzoi kërkesën e Liverpool-it për t’iu nënshtruar analizave për problemin muskulor që e pati ditë më parë.

Përkundër kërkesave të klubit për të mos u paraqitur me Egjiptin pa ekzaminime mjekësore, Salah luajti ndeshjen e plotë për 90 minuta, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi vendosi të luajë plot 90 minuta për Egjiptin kundër Guinesë të cilën e fituan me rezultat 1-0.

Trajneri Ehab Galal konfirmoi situatën: “Salah është i lënduar, por ai luajti mirë. Ai refuzoi kërkesën e Liverpoolit për një ekzaminim para ndeshjes. Ai do ta bëjë atë tani”.

/GazetaBlic Sport/