Liverpool dhe Manchester United do të përballen sot në ndeshjen më të madhe të futbollit angez në “Old Trafford”.
Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Liverpool sezonin e kanë nisur keq pasi pas dy javëve të para ende nuk kanë arritur fitore, shkruan GazetaBlic Sport.
“The Reds” do të kërkojnë fitoren e parë sezonale pikërisht ndaj rivalëve historik, të cilët do mundohen poashtu të marrin pikë pasi kanë dy humbje deri më tani.
Para ndeshjes për “Soccer Saturday” ka folur “Mbreti Egjiptian”, Mohamed Salah.
“Ndeshja me Manchester United është gjithmonë një lojë e veçantë për qytetin, për tifozët dhe për të gjithë anembanë botës”, tha ai fillimisht për ‘Soccer Saturday’, tha fillimisht ai.
“Ndoshta dy skuadrat më të mëdha në historinë e Anglisë, kështu që mendoj se është një lojë e veçantë për të gjithë.
United, City, Chelsea, Arsenal – këto skuadra kryesore, ju gjithmonë dëshironi të luani kundër tyre. Gjithmonë do të jetë një derbi. Kjo garë mes Liverpool dhe
Manchester United do të jetë gjithmonë atje sepse ne kemi fituar ligën disa herë, ata kanë fituar ligën disa herë”, përfundoi sulmuesi i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport.


