Sporti

Salah “luajti” me Liverpoolin – Gary Neville i “ashpër” pas rinovimit të kontratës nga egjiptiani

07/03/2022 23:31
nga:E K

Legjenda e Manchester United, Gary Neville tha se Liverpool ra pre e “lojës” nga Mohamed Salah pasi ky i fundit rinovoi me The Reds.

Salah, 30 vjeç, u bë lojtari më i paguar në historinë e Liverpool-it duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që mendohet të jetë me vlerë 400,000 funta në javë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo shumë e madhe e parash e bën Neville të komentojë se Salah luajti “lojë” me Liverpoolin për të përfituar maksimalisht nga marrëveshja e re.

“Salah luajti me ta, a po jo?”, ka shkruar Neville në Twitter.

/GazetaBlic Sport/