Ylli i madh i Egjiptit, Mohamed Salah është vënë nën kritika ditët e fundit pasi u kthye në Liverpool për t’u rikuperuar nga lëndimi që mori gjatë turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Salah u detyrua të zëvendësohet në pjesën e parë të ndeshjes së dytë të Egjiptit në barazimin 2-2 me Bregun e Fildishtë. Agjenti i lojtarit Rami Abbas deklaroi se trajtimi i dëmtimit do të zgjasë nga 3 deri në 4 javë. Liverpool ka konfirmuar se Salah është rikthyer në Angli për t’u rikuperuar nga lëndimi i tij. Pikërisht për këtë ylli i madh i Egjiptit u akuzua në atdheun e tij se nuk kujdesej për kombëtaren e tij.
“Dje (e mërkurë) kam filluar programin e trajtimit dhe rehabilitimit dhe do të bëj maksimumin që të jem gati sa më shpejt dhe të rikthehem në kombëtare siç është rënë dakord që në fillim… Edhe unë e dua popullin e Egjiptit”, ka shkruar Mohamed Salah në profilin e tij X.
/GazetaBlic Sport
بدأت امبارح برنامج العلاج والتأهيل وهعمل كل حاجه ممكنه علشان اكون جاهز في اقرب وقت وارجع للمنتخب زي ماكان متفق عليه من البدايه….بردو بحبها وبحب ناسها??… حاولو اكتر ? pic.twitter.com/FsNsBfY99M
— Mohamed Salah (@MoSalah) January 25, 2024